Ne stervitjen e djeshme te Vllaznise ka qene e pranishme edhe nje tifoze speciale. Behet fjale per Xhesi Brojen, motra e futbollistit te Çelsit dhe e kombetares shqiptare Armando Broja. Ajo ka mberritur fillimisht ne hotelin ku ka qene i akomoduar ekipi, e shoqeruar edhe nga e ema dhe nje kameraman.

Pasioni i madh i Xhesit eshte mesa duket gazetaria dhe ajo ka dashur te beje nje reportazh me vajzat e ekipit te Vllaznise duke marre prej tyre intervista por edhe impresionet e kesaj eksperience te jashtezakonshme.

Nderkohe gjate seances stervitjen e mbremjes se djeshme te ekipit te Vllaznise dhe ka dhene edhe nje interviste per “Shkodra Sport”. Ne prononcimin e saj ajo eshte shprehur: “Eshte diçka e mrekullueshme te shoh Vllaznine duke luajtur ne kete faze te Champions League. Kjo eshte diçka e mrekullushme ta shohesh Vllaznine duke luajtur ne te tilla nivele.

Duke pare vajzat duke stervitur, i kam pare edhe ne disa ndeshje te meparshme dhe kam besim tek to. Une vertete jam tifoze me Çelsin ngaqe me te luan vellai im, por kete here do te bej tifo per Vllaznine dhe shpresoj shume qe ajo ta fitoje ne kete ndeshje”.

Te plote prononcimin e Xhesi Brojes mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem”