Wednesday, April 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShkëlqen në Itali/ Mikela Skandaj fiton dy medalje ari dhe ngre në...

Shkëlqen në Itali/ Mikela Skandaj fiton dy medalje ari dhe ngre në 72 numrin e trofeve të saj!

Talentja lezhjane e karatesë, Mikela Skandaj, vijon të impresionojë me paraqitjet e saj në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, ajo ka shkëlqyer në kampionatin italian të karatesë, duke rrëmbyer dy medalje të arta dhe duke konfirmuar edhe njëherë potencialin e saj të jashtëzakonshëm.

Gara, e zhvilluar ditën e dielë, mblodhi sportistë nga të gjitha krahinat e Italisë, duke e bërë konkurrencën tepër të fortë. E vetëdijshme për rëndësinë e këtij aktiviteti – që u hap rrugën fituesve drejt Kampionateve Europiane dhe Botërore – Mikela ishte përgatitur në mënyrën më serioze të mundshme.

Me një disiplinë të admirueshme, ajo është stërvitur pa ndërprerje, madje edhe në ditët e pushimit, duke besuar fort se medaljet fitohen në palestër. Dhe rezultatet nuk munguan.

Skandaj garoi në peshën 60 kg, në dy disiplina, kata dhe kumite, ku tregoi klas të lartë dhe dominim të plotë. Në të dyja garat ajo u ngjit në majën e podiumit, duke siguruar dy medalje ari dhe duke e çuar në 72 numrin total të medaljeve në karrierën e saj – një shifër mbresëlënëse për një sportiste kaq të re.

Sukseset e saj nuk kanë kaluar pa u vënë re. Mediat italiane kanë nisur t’i bëjnë jehonë performancave të saj, duke e cilësuar si një nga talentet më premtuese të këtij sporti.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve të jashtëzakonshme dhe dëshirës së shprehur publikisht për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim konkret nga institucionet përkatëse.

Një talent si Mikela Skandaj meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje, pasi ajo jo vetëm që përfaqëson një të ardhme të ndritur për veten, por edhe një mundësi të artë për sportin shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments