Pas eksperiencave te kaluara ne Ballsh dhe Kruje, Milos Stojanoviç ka nisur me Vllaznine sezonin e tij te katert ne futbollin shqiptar. Mbrojtesi serb nuk don t’ia dije per ate se çfare ndodh jashte futbollit. Thote se ndjehet mire ne vendin tone dhe kjo e ben te lumtur.
Ai ne konferencen e sotme per shtyp perpara gazetareve ka folur per objektivat e Vllaznise se ketij sezoni, por edhe ndeshje e neserme ndaj Partizanit, per te cilen ka thene se duhet fituar me çdo kusht.
“Vllaznia është ekipi i tretë në Shqipëri për mua. Nuk mund të flas për ekipet e tjera, pasi jam këtu tashmë. Mundohem të jap më të mirën për klubin. Ndaj Partizanit do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, është ekip i mirë dhe duhet t’i respektojmë, por fillimisht duhet të respektojmë veten tonë.
Do të japim maksimumin për 3 pikët. Kemi një skuadër të mirë. Që të mos pësojmë, duhet që të gjithë, përfshirë sulmin, të mbrojë, gjë të cilen ne e bëjmë. Do të mundohemi të mos pësojmë asnjë gol. Si thashë dhe më parë, mundohem të jap maksimumin, si në mbrojtje, ashtu dhe në sulm.
Vllaznia lufton çdo vit për titull. Atë do të bëjmë edhe këtë vit, por duhet shumë punë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Më pëlqen ky vend. Nuk kam asnjë problem këtu. Ka shumë tifozë që më përshëndesin dhe kërkojnë tre pikët e rradhës. Mund të them që është një qytet shumë i mirë”./SHKODRA-SPORT.COM/