Sipas asaj që shkruan “AS”, Reali i Madridit ka shënjestruar dy lojtarë të Manchester City. Cancelo dhe Haaland janë dy objektivat e radhës në merkato për klubin madrilen.

Portugezi do të mbushë 29 vjeç verën e ardhshme dhe ka një kontratë me anglezët deri në vitin 2027. City e vlerëson kartonin e Cancelos 65 milionë euro, por operacioni mund të mbyllet me sukses edhe për 50 milionë euro.

Haaland ka një klauzolë në kontratë, që hyn në fuqi në vitin 2024 dhe sipas së cilët kontrata me kampionët e Anglisë mund të prishet nëse në arkat e City vijnë 180 milionë euro.

Reali ka kursyer shumë gjatë viteve të fundit dhe ka në dispozicion 425 milionë për të shpenzuar, prandaj edhe ky operacion mund të mbyllet me sukses në të ardhmen.