Do të startojë në orën 15:00, në stadiumin “Adush Muça”, sfida Bylis-Erzeni, e vlefshme për javën e gjashtë në Kategorinë Superiore.

Ballshiotët e Arian Bellait vijnë pas dy rezultateve pozitive dhe do të tentojnë tre pikëshin sot në shtëpi, ndërsa shijakasit e Xhevahir Kapllanit aktualisht janë surpriza e sezonit, teksa nuk kanë pësuar asnjë humbje dhe asnjë gol, ku do të kërkojnë një rezultat tjetër pozitiv në këtë edicion të Superiores.

Bylis-Erzeni, formacionet zyrtare

Bylis (4-2-3-1): Teqja, Trumçi, Janku, Damchevski, Lorran, Qoshku, Maçolli, Lajthia, Esquerdinha, Anthony, Kaçorri Tr: Arjan Bellaj

Erzeni (4-1-4-1): Xhika, Iljazi, Sadiki, Krasniqi, Asani, Mehmeti, Ademi, Calbergue, Kahrimanoviç, Kadriu, Nonato Tr: Xhevahir Kapllani

Arbitër: Albert Doda