Tirana ka vazhduar përgatitjet për sfidën me Partizanin.

Një pjesë e lojtarëve është qetësuar, ndërsa titullarët kanë punuar në maksimum.

Në prag të sfidës me Partizanin, trajneri Orges Shehi duhet të marrë vendime të mëdha se kë do të lërë në fushën e lojës.

Me plotësimin e grupit dhe kthimin e Najdovskit e Toshevskit, Shehi duhet të sakrifikojë.

Duke filluar nga mbrojtja deri në sulm. Në mbrojtje, Përgjoni është në pikëpyetje për të luajtur, ashtu si edhe Behiratçe, që mund të humbasë pozicionin dhe në vend të tij të luajë Bruno Lulaj.

Në mesfushë Limaj, Kallaku, Deliu dhe Aleksi luajnë për tri vende në derbi.

Sulmi me shumë mundësi do të jetë me Patrikun, Xhixhën dhe Hasanin, por nëse mesfusha nuk ndryshon dhe luajnë katër lojtarët, atëherë braziliani Patrik mund të qëndrojë në stol. Thënë shkurt, Shehi ka një problem të madh.

Kush do të luajë në derbi, sepse në analizën e mësipërme mungojnë edhe emra si Berisha, Hila apo të tjerë, të cilët janë gati për të marrë minuta apo një fanellë titullari në ndeshjen më të rëndësishme derbi, atë me Partizanin.

Gjithashtu, skuadra është plotësuar me elementët që kanë qenë nëpër kombëtaret e ndryshme, ndërsa ekipi është i plotë për sfidën me të kuqtë.

Kujtojmë që 12 lojtarë janë afruar këtë verë te Tirana për të përforcuar ekipin, ndërkohë që 13 lojtarë të tjerë janë larguar nga bardheblutë para dhe pas Europës.