Autoret e librit “Le 101 partite che hanno fatto grande il Napoli”, G.Materazzo e D.Sarnatoro, qe ka dale ne qarkullim ne librarite e Italise, nga shtepia botuese “Newton Compton editore” kane perfeshire ne kete perzgjedhje edhe dy futbollistet e njohur shqiptaret Naim Kryeziun dhe Elseid Hysaj.

Ndonese ne nje difererence te madhe ne vite ne mes, dy personazheve te ketij libri, autoret u kane bere vleresimet e tyre objektive ne prezantimin dinjitoz ne nje  nga klubet me me emer ne Itali, siç eshte al i Napolit.

Ndeshja me formacionin e pare te perzgjedhur daton me 25 shtator 1927, ku Napoli ka fituar ndaj Reggianes 4-0. Kosovari Naim Kryeziu sa ka zbarkuar se bashku me bashkekombasin e tij po aq te njohur pertej Adriatikut, Riza Lushta, eshte perfshire ne formacionin e Napolit kur ky ekip ka mundur Common 7-0.

Kryeziu ka firmosur golin e shtate, duke qene protogonist i kesaj ndeshje, çka ka qene dhe ndeshja e tij me Napolin.

Ne vitin 2015, me sakte me 20 shtator kur Napoli ka fituar bujshem me Lacion 5-0, figuron ne  kete fitore edhe shkodrani Elseid Hysaj, qe  pa dyshim ka demostruar aftesite e tij ne rolin e mbrojtesit te krahut, çka do ta shohim te perzgjedhur ne 11 ndeshje ku spikasin fitoret e Napolit.

Po veçojme ddisa prej tyre, si Milan-Napoli 0-4 (4.10.2015), Napoli- Inter 2-1 (30.11.2015). Nje tjeter fitore e bujshme e napolitaneve ne perberje te cileve eshte edhe Hysaj, eshte arritur per Ligen e Kampioneve. Me 6.12.2016 Napoli ka fituar 2-1 ndaj Benfikes.

Nje tjeter fitore me shifra tenistike Napoli me Hysajn kane arritur me 4.3.2017 ne Bolonje ndaj ekipit vendas 7-1. Po aq mbreselenese jane edhe dy fitoret e shenuara nga squadra e Napolit jashte fushes se saj, kur ka fituar me Romen 2-1, ndeshje qe daton me 23.12.2017.

Kjo fitore i ka hapur rrugen nje tjeter fitore me te bujshme me 22 prill 2018. Hysaj se bashku me shoket e tij ka gjunjezuar ne Torino, kampionen e Italise, Juventusin me rezultatin  1-0. Ne nje perzgjedhje qe kane bere autoret e ketij libri, per formacionet me te suksesshme te Napolit, per futbollistin e kombetares sone Hysaj, eshte nje vleresim i merituar i kontributit  dhe vlerave qe ka demostruar perpara tifozerise se zjarrte ne “San Paolo” e ne stadiumet e Italise dhe te Europes.

Sigurisht te tjere kronikane ne botimet e mevoneshme do seleksionojne fitoret e medha te Napolit ku Hysaj me siguri qe do te jete serish i pranishem.
Namik Mehmeti
Firenze, mars 2019