Gjatë këtyre ditëve kemi parë se si futbollistë të ndryshëm kanë improvizuar në ambiente të ndryshme për t’u stërvitur në kushte kur nuk mund të jenë me ekipin e tyre.

Por askush nuk kalon idenë që ka pasur sulmuesi I Vllaznisë, Silvio Zogaj, i cili ka improvizuar një fushë stërvitore në një ambient të pazakontë.

Ai ka postuar një video ku tregon orën e tij të ajrosjes të kthyer në stërvitje i izoluar në një nga fushat e kalasë, ku mes rrënojave ka improvizuar një pistë ushtrimesh me top për të mbajtur veten në formë.

“Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë!”, ishte mesazhi me humor i sulmuesit të Vllaznisë që e shoqëronte me #rrinineshpi, duke dhënë sugjerimin që të tjerët të mos provonin të bënin të njëjtën gjë si kjo seancë shumë e veçantë stërvitore që kishte bërë ai. /vipsport/