Ekipi i Vllaznise ka patur nje mysafire te veçante ne stervitjen e tij, miss-in, volejbollisten dhe prezantuesen e njohur Cindy Marina. Ajo ka bere nje xhirim me futbollistet kuqeblu duke luajtur rolin e trajneres ne vend te Brdariç.

Kjo video eshte publikuar sonte ne emisionin “E ardhmja është vajzë” ne Klan Plus ku shikohet qarte Cindy qe i ka marre bilbilin trajnerit Brdariç, madje edhe kapelen e tij sepse per disa minuta ishte ajo trajnerja e Vllaznise.

Miss-i ne fjalet e saj ne fund te ketij reportazhi, i ka uruar suksese Vllaznise si shkodrane qe eshte dhe nuk kane munguar edhe fjalet “Forca Vllaznia” ne fund te ketij prononcimi.

Nderkohe qe edhe trajneri Brdariç eshte bashkuar me misionin e ketij reportazhi duke iu bashkuar nismes ne fjale dhe duke shqiptuar fjalet “e ardhmja eshte vajze”. Per me shume ndiqni kete kronike ne videon e meposhtme: