Vllaznia vazhdon përgatitjet për javën e 34-t. Shkodranët do të luajnë me Kukësin dhe vështirësia dihet.

Duhet thënë që ekipi po pëson rritje në lojë, por tashmë është koha për të marrë pikët. Sikletet për Hysen Dedjen nuk kanë të sosur, pasi edhe këtë javë do t’i bëjë llogaritë me mungesa.

Sikur të mos mjaftojë dëmtimi i Behar Ramadanit dhe dënimi nga Disiplina i Renato Malotës, këtë 90-minutësh nuk kanë në dispozicion as Erdenis Gurishtën.

Mbrojtësi që luan në çdo cep të fushës, me kartonin e marrë në takimin ndaj Skënderbeut, është skualifikuar.

Tashme mbetet per t’u pare se si do ta zgjidhe trajneri Dedja zevendesimin e ketyre ne nje perballje kaq te veshtire si ajo e se dieles me Kukesin qe do te luhet ne oren 20.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.