Në Bundesligën 2 gjendet një nga tifozeritë më të zjarrta të në Europë. Kaizerslautern ka luajtur dje kundër Karlsruhes, në një sfidë ku fjalën kryesore e kanë thënë tifozët.

Mbështetësit e Kaizerslauternit kanë qenë të lartë në numër, duke krijuar një atmosferë fantastike në tribuna.

Tifozët i “vënë flakën“ stadiumit, teksa tribuna e ultrasve dhuron një shfaqje spektakolare me mjete piroteknike.

Pavarësisht se Kaizerslauterni aktualisht luan në kategoritë inferiore të futbollit gjerman, tifozët kurrë nuk e kanë braktisur.

Një tifozeri që do e kishin zili edhe klubet më të mëdha në botë si Reali apo Barcelona.