8 ndeshje- 8 fitore dhe Vllaznia e femrave vazhdon te beje detyren e saj ne kampionatin shqiptar. Diten e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj njeres prej skuadrave rivale te saj, Apolonise.

Ka qene nje ndeshje e dominuar nga fillimi e deri ne fund nga vajzat kuqeblu te cilat treguan edhe njehere tjeter forcen e tyre te vertete. Nderkohe duke folur per “Shkodra Sport” pas ndeshjes, trajneri Nikolin Leka eshte shprehur se objektivi i skuadres eshte i qarte, fitimi i titullit te 10-te kampion.

“Per ne ne kete ndeshje ishin te rendesishme tre piket sepse luanim ndaj nje rivali direkt si Apolonia. Kuptohet qe te fitosh me nje rezultat te tille ndaj nje rivali te tille, kuptohet qe eshte edhe kenaqesi per te gjithe ne.

Ne kete ndeshje me gezoi performanca e te gjitha vajzave te cilat i zbatuan me perpikmeri detyrat qe u dhame. Ne e kemi fokusin edhe tek ndeshjet europiane, por kurrsesi nuk mund te leme pas dore edhe kampionatin shqiptar.

Kjo sepse pa u shpallur kampion ketu, nuk kemi si shkojme sezonin tjeter ne Europe. Duam titullin e 10-te kampion dhe jemi ne rruge te mbare per t’ia arritur. Javen tjeter do te ndeshemi edhe me Tiranen, ku sigurisht qe do te kerkojme nje tjeter fitore”- eshte shprehur trajneri Leka.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: