Vllaznia nuk i ka ndalur fitoret as ditën e sotme, ku në sekondat e fundit Ardit Hoxhaj bën atë që ka bërë më së miri përgjatë këtij sezoni, tund rrjetën e Bylisit dhe rrëmben fitoren.
Vuajtjet e viteve të fundit janë hedhur pas krahëve dhe një epokë e re ka nisur për kuqeblutë. Por sa shumë kanë pritur në Shkodër për një moment të tillë.
Qytetit që jeton me futbollin i kthehet më në fund Vllaznia që i mungonte. Me të mbërritur në Shkodër lojtarët dhe stafi janë pritur si heronj nga tifozët.
Festa dhe koret e kuqebluve nuk kanë munguar, duke gëzuar kështu shkëlqimin e merituar të skuadrës së tyre të zemrës.