Fillon të zbresë gjithnjë e më shumë numri i të infektuarve te Vllaznia.I rradhës që largohet nga “lista e zezë” është sulmuesi 20 vjeçar Mehdi Çoba.

Ai ka bërë testin e dytë para pak ditësh dhe mëngjesin e sotëm ka marrë edhe përgjigjen e cila këtë herë e ka nxjerrë atë negativ. Çka do të thotë se e ka kaluar tashmë covid-19.

Në fakt duhet thënë se edhe pas testit të parë kur ai ka dalë pozitiv, sulmuesi i ri nuk ka shfaqur asnjë shenjë të përkeqësimit të shëndetit megjithatë ka zbatuar këshillat e dhëna nga stafi mjekësor duke u karantinuar.

Ndërkohë pas marrjes së përgjigjes të sotme, e cila pra e ka nxjerrë atë të painfektuar, Çoba ka marrë menjëherë rrugën drejt Durrësit për t’u grumbulluar me kombëtaren U20 sëbashku me katër pjestarë të tjerë të Vllaznisë.

Te ekipi shkodran kësisoj ka filluar tashmë të zbresë edhe numri i të infektuarve dhe brenda pak ditësh pritet që gjithçka të normalizohet dhe për më tepër, kampionati nuk do të nisë as këtë javë dhe situata duket krejt normale.

Më poshtë keni edhe përgjigjen e testit të dytë që ka bërë futbollisti Mehdi Çoba e cila e ka nxjerrë atë negativ:/SHKODRA-SPORT.COM/