Ditëlindja e 102-të e Vllaznisë ka kaluar pa ndonjë organizim nga klubi apo institucionet e tjera, kjo edhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Megjithatë, kjo gjë nuk i ka penguar tifozët e grupimit “Poëer 12” të mblidhen e të festojnë sëbashku. E kanë bërë këtë gjë në një nga lokalet e qytetit të Shkodrës teksa atyre u janë bashkuar edhe tifozë të tjerë të njohur të Vllaznisë si Tuti Rrahmani apo ndonjë tjetër.

Ata kanë festuar gjatë teksa nuk kanë munguar edhe këngët dhe “ole”-të për Vllazninë apo dhe torta e 102 vjetorit të kësaj skuadre.

Më pas, ata janë spostuar për në stadiumin “Loro Boriçi”, ku festa ka vijuar me hedhjen e fishekzjarreve. Një gjest vërtetë interesant i këtij grupimi i cili bëri që ditëlindja e Vllaznisë të mos kalonte krejtësisht në heshtje.

Padyshim që tifozët shkodranë po festojnë gjatë këtë periudhë. E kanë pritur prej vitesh një gjë të tillë dhe kanë të drejtë të festojnë. Duke shpresuar gjithmonë që festën e madhe ta zhvillojnë në mesin e muajit maj./SHKODRA-SPORT.COM/