Loja e mire nuk i ka mjaftuar Vllaznise ne basketboll per femra per te marre nje fitore me shume vlere ndaj nje ekipi pretendent si ai i Partizanit. Gjithçka ka ndodhur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres ku eshte dashur luajtja e dy koheve shtese per te percaktuar ekipin fitues qe ishte ai i te kuqve.

Vajzat e drejtuara nga trajnerja Erigerta Bujari kane triumfuar ne fund me rezultatin 88-86. Duke folur per “Shkodra Sport” pas ndeshjes, trajneri i ekipit te Vllaznise Bledar Gjeçaj ka vleresuar ne maksimum paraqitjen e sportisteve qe ai drejton.

“”Nuk e kishim menduar ndeshjen kështu. Ekipi iu pergjigj mjaft mirë kundërshtarit, gjë që tregon se jemi më mirë se vitin e kaluar. Përballuam një kundërshtar që është pretendent për titullin kampion. Jam i befasuar nga loja e vajzave, sepse kanë bërë një ndeshje, për mos të thënë përfekte.

Mungonin vetëm ato 4-5 raste që nuk do ta conin lojën në dy shtesa. Duhet pasur eksperiencë në të tilla momente. Me pak punë mund ta kishim fituar ndeshjen, gjë që do të ishte mjaft e rëndësishme për ne.”- eshte shprehur Gjeçaj.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: