Ka dalë shumë herë kampion i vendit si në garën e kërcimit së gjati ashtu edhe në shumëgarësh. Ka thyer rekorde kombëtare, ka fituar medalje në Spartiada e si rrjedhojë ndjehet i plotësuar në të gjitha arritjet e tij.

Arben Mlloja, ish- atleti i njohur i Vllaznisë ka marrë edhe disa vlerësime shumë të larta, duke filluar nga ai si “Atlet i shekullit” për SK Vllaznia e për të mbërritur tek titulli “Mjeshtër i Madh” akorduar nga Presidenti i Republikës gjatë këtij viti.

Në një rrëfim ekskluziv për “Shkodra Sport”, Mlloja ka folur për gjithçka. Duke nisur nga arsyeja pse la basketbollin për të zgjedhur atletikën në rininë e tij, emocionet e garave, e për të vazhduar me karrierën si atlet veteran, e tashmë si pjesë e mjekësisë sportive.

Një jetë e tërë pranë Vllaznisë dhe për Vllazninë. Dhe ashtu siç thotë vetë Beni, do ta mbyllë me Vllazninë, kur e pyesim se çfarë është ky emër për të.

Kur përmendet emri Vllazni për mua është një emër shumë i madh. Edhe tani që ma bën këtë pyetje, mua më rrënqethet mishi. Ajo për mua është jeta ime, pasioni im. U rrita me këtë emër dhe do t’i mbyll të gjitha gjërat në jetën time me emrin Vllazni”- ka thene nder te tjera Mlloja./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote intervisten e tij mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: