Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars.

Anis Mehmeti dhe Jasir Asanin janë dy prurjet e reja të Silvynhos, që do të veshin për herë të parë fanellën kuqezi.

Futbollisti i Bristol City ka bërë mjaft mirë në javët e fundit, duke tërhequr dhe vëmendjen e brazilianit, i cili i ka dërguar menjëherë ftesë. Mehmeti numëron vetëm 2 ndeshje me skuadrën e 21-vjeçarëve në shtator të 2021.

Jasir Asani është surpriza e Sylvinhos. Sulmuesi, i cili luan në Korenë e Jugut me Gwangiu, ka vendosur të lërë përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ku është aktivizuar me 21 dhe 19-vjeçarët, për të qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.