E ka bere nje thirrje te tille edhe nje muaj me perpara dhe deri me tani kane qene 2-3 boksiere qe i jape pergjigjur pozitivisht fteses se tij. Trajneri i kombetares shqiptare te boksit Zef Gjoni e ka perseritur edhe sot thirrjen e tij ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“E kam bere nje ftese te tille edhe pak kohe me pare dhe po e perseris serish. Te gjithe ata boksiere shqiptare kudo neper bote qe e ndjejne veten te afte per te konkurruar si te barabarte me kundershtaret e tyre, jane te mirepritur ne kombetaren shqiptare.

Na presin disa aktivitete te rendesishme nderkombetare ku ata do te kene mundesine te tregojne vlerat e tyre. Ne Shkoder ne datat 1-5 qershor do te zhvillohet Memoriali nderkombetar i boksit dhe te gjithe ata boksiere shqiptare qe kane deshire te vijne te testojne veten, jane te mirepritur. Deri tani kane shprehur gatishmerine Xhulio Vrenozi, Rexhildo Zeneli dhe besoj edhe Kristian Demaj.

Dua t’u them ketyre boksiereve se edhe me ligjin e ri qe ka nxjerr shteti shqiptar, sukseset e sportisteve tane ne Europe e Bote tashme shperblehen edhe financiarisht ne shuma te konsiderueshme siç ishte edhe rasti i fundit i Alban Beqirit qe u gradua “Kolonel”.

Nje arritje e tille ne nivele te larta ne Europe e Bote ju siguron jeten te gjithe sportisteve dhe kjo eshte nje mundesi e mire per te gjithe sportistet shqiptare neper bote te vijne e te perfaqesojne kombetaren tone ne aktivitete te tilla te rendesishme”.

Te plote prononcimin e trajnerit te kombetares shqiptare te boksit Zef Gjoni, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne videon e meposhtme: