Basania ka marre nje fitore me shume vlere mbremjen e djeshme ne kryeqytet ndaj njerit prej rivaleve te saj, pikerisht ekipit Prestige, te cilin e ka mundur me rezultatin 1-0 me golin e shenuar nga mesfushori brazilian Silva ne fundin e pjeses se pare.

Nje fitore me shume vlere sepse ky trepikesh e ka ngjitur Basanian ne vendin e pare te renditjes dhe e afron edhe me shume me realizimin e objektivit, ngjitjen ne kategorine e pare. Nderkohe trajneri Fatjon Hasanaj ne nje bisede me gazetarin Fatos Lamaj pas perfundimit te kesaj ndeshje, ka vleresuar

“Kjo ishte nje fitore shume e vlefshme ne nje ndeshje qe u shoqerua me nje lufte te forte sportive ndaj nje rivali direkt. Gara po behet shume e forte sepse ne loje per vendin e pare jane edhe tre ekipe te tjera dhe prandaj ne na duhej fitorja per te marre vendin e pare.

Jemi ne fund te kampionatit dhe duhet te vazhdojme ne kete menyre drejt arritjes se objektivit. Une dua t’i falenderoj shume djemte per gjithçka dhane ne fushen e lojes ne kete ndeshje ndaj Prestige. Ne fazen e dyte me ardhjen e tre brazilianeve, te Mario Koles, sulmuesit Pedro dhe te Dodanit jemi forcuar edhe me shume.

Pikesynimi jone qe ne fillim te kampionatit ka qene zenia e vendit te pare dhe ngjitja nje kategori me lart. Me kete fitore mendoj se jemi shume prane realizimit te ketij objektivi, megjithate ende asgje nuk ka perfunduar dhe duhet te vazhdojme te punojme fort deri ne fund”- eshte shprehur trajneri Hasanaj./www.shkodrasport.com/