Vllaznia U21 ne volejboll per meshkuj pasditen e sotme ka fituar 3-1 ndaj Partizanit ne gjysmefinalen e trete dhe ne kete menyre eshte kualifikuar per ne finale ku do te ndeshet me Tiranen. Pavaresisht fitores, duhet thene se sfida e sotme ndaj te kuqve ka qene shume e forte dhe madje kane qene miqte qe e fituan setin e pare, por me pas shkodranet permbysen gjithçka.

Ne fund kane qene ata qe iu gezuan fitores dhe kualifikimit dhe si rrjedhoje ne kampin kuqeblu ka patur feste. Nderkohe trajneri Endri Jukni ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre:


“Ndeshja e sotme ishte një ndeshje mjaft e vështirë, por ne kishim si synim vetëm fitoren. Djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë. Tifozat ishin një ndihmë shumë e madhe. Mezi po e presim finalen.

Kemi provuar edhe me të rinjtë të dalim kampionë, është një gëzim e veçantë. Shpresoj që këtë gëzim ta përjetojnë edhe këta djem që po bëjnë sport sot”.

Te plote intervisten me trajnerin e Vllaznia U21 Endri Jukni mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne videon e meposhtme: