Vllaznia do te luaje neser ndaj Laçit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ne kampin kuqeblu padyshim qe jane te vendosur per ta fituar ate dhe per t’u rikthyer ne kete menyre tek suksesi pas kater takimesh mungese.

Ne prag te kesaj perballje, trajneri Qatip Osmani ne nje prononcim per mediat e ka shprehur qarte objektivin e skuadres qe ai drejton, por njekohesisht ka dashur qe te thote fjale te mira edhe per Laçin, i cili duhet vleresuar maksimalisht.

“Ndeshja e neserme eshte me shume rendesi per ne, edhe pse do luajme ndaj nje ekipi qe kohet e fundit ka nje rritje, ka rezultate te mira dhe loje te mire. Megjithate detyrimi jone eshte qe ta fitojme kete ndeshje dhe te forcojme pozitat tona ne tabelen e renditjes.

Edhe pse kane mbetur edhe gjashte ndeshje, ne loje jane shume pike dhe ne duhet te jemi te kujdesshem dhe prandaj e perseris, qe e rendesishme eshte fitorja e neserme. Laçi ndodhet ne pozita ku i duhen medoemos piket, por ka vetebesim pas lojerave te zhvilluara ne ndeshjet e fundit, prandaj dhe duhet ta pergatisim shume seriozisht dhe maksimalisht kete perballje sepse objektivi jone per momentin eshte te sigurojme njerin prej dy vendeve te para te renditjes”- eshte shprehur nder te tjera trajneri Osmani.

Te plote prononcimin e tij mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: