Ne Shkoder shumekush po ia faturon trajnerit Qatip Osmani meriten e ktheses te Vllaznise e cila tashme eshte e pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes dhe po ben paraqitje shume te mira.
Por nderkohe vete trajneri, kete sukses te tij deshiron ta ndaje me te tjere. Duke filluar nga kapiteni Bekim Balaj. Gjate nje rrefimi ekskluziv ne PODCAST-in e “Shkodra Sport” ai e ka vleresuar se tepermi golashenuesin me te mire te kampionatit dhe per kete shprehet:
“Ndoshta fati im me i madh te Vllaznia eshte Bekim Balaj. Pse e them kete? Sepse si ne stervitje ashtu edhe ne ndeshje ai eshte nje shembull per te gjithe. Ai tregon sesi duhet te sillet nje lojtar i kalibrit te Bekimit.
Une e permend shpesh ne dhomat e zhveshjes Bekimin si shembull per lojtaret qe vijne, per lojtaret e rinj sepse prej tij mund te mesojne shume, per karrieren e tij dhe per shume gjera te tjera. Çdo gje ai e ben maksimalisht dhe kjo e ben edhe me te veçante”./SHKODRASPORT.COM/