Futbollisti shkodran Denis Pjeshka eshte shfaqur si protagonist sot ne ndeshjen miqesore ne mes Flamurtarit dhe Apolonise e cila ka perfunduar me rezultatin e ngushte 3-2 ne favor te vlonjateve.
Ndonese ai luan ne prapavije, ka qene protagonist edhe si golashenues teksa ne kete perballje e ka derguar dy here topin ne rrjeten e portes fierake. Por ne krahun tjeter, edhe tek Apolonia njeri prej autoreve te dy golave eshte shkodran, pikerisht sulmuesi i ri Erald Maksuti
Ai ka shenuar golin e pare te ndeshjes ne minuten e 39-te duke treguar se nje nga gjerat me te mira qe di te beje eshte te shenoje. Goli tjeter i fierakeve eshte shenuar nga Kaçanolli.
Ndersa Denis Pjeshka do te fillonte fillimisht golin e pare ne minuten e 49-te kur pas nje goditje kendi, ka goditur sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete. E njejta situate edhe ne minuten e 78-te kur serish pas nje goditje kendi, ai eshte ne vendin e duhur, por kete here me kembe dhe ka shenuar serish.
Nderkohe tre minuta para fundit, Dalanaj nga pika e bardhe e 11-meteshit do te shenonte golin e trete dhe te fitores per Flamurtarin ne nje miqesore ku futbollistet shkodrane ishin protagoniste me lojen dhe golat e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/