Bekim Balaj po rikthehet. Ne ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit shenoi gol, te njejten gje beri edhe sot ndaj Laçit dhe ne fakt ne te dy rastet Vllaznia nuk ia doli te merrte rezultatet qe deshironte, megjithate e rendesishme eshte qe sulmuesi i njohur e ka rigjetur golin.
Pikerisht kjo gje dhe menyra si po luan, e ka bere humoristin e njohur shkodran Nexho Shabani te besoj shume tek ky futbollist dhe ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” pas ndeshjes se sotme ndaj Laçit qe u mbyll ne barazim, eshte shprehur:
“Po ju them diçka dhe te jeni te bindur per kete: Te henen Bekim Balaj do te shenoje serish dhe do ta kualifikoje Vllaznine ne Europe. Eshte ne nje forme shume te mire sportive dhe ndaj Ballshit do te jete percaktues me lojen dhe golat e tij”.
Do te ndodhe keshtu? Per kete duhet te presim. E rendesishme eshte qe ndonese me vonese, Balaj duket se po rikape formen e tij me te mire dhe nese do te vertetohen fjalet e Nexho Shabanit per gol me vlere kualifikimi ne Ballsh, sigurisht qe ne Shkoder nuk do te “pendoheshin” per parate e shpenzuara per te./SHKODRA-SPORT.COM/