Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit ne mbledhjen e tij te djeshme ka vendosur te pezulloje zevendestrajnerin e Vllaznise U17 Denis Zmijanej me 8 jave “për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS”.

Nje vendim qe ka çuditur te gjithe pjestaret e skuadres shkodrane te cilet kane qene te pranishem ne ndeshjen Akademia e Futbollit U17- Vllaznia U17 (1-1) sepse nuk kane pare apo konstatuar asnje sjellje te gabuar te tij, per me teper qe te denohej me kaq shume ndeshje.

Nderkohe sot ka reaguar edhe vete Zmijanej me nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur: “Te them te drejten, jam çuditur me nje vendim te tille. Kane qene disa prej futbollisteve te ekipit te cilet pasi kane pare vendimet e Disiplines, me njoftuan per kete denim te rende.

Po çfare ka ndodhur ne kete ndeshje? Me poshte keni edhe dy videot e ketij momenti. Ka qene nje aksion i shpejte i Vllaznise me Kubazin dhe portieri i ekipit kundershtar del nga zona e tij dhe e ndal topin me dore. Arbitri jo vetem qe nuk e ndeshkon por vazhdoi lojen.

Kaq ka mjaftuar qe une dhe trajneri i pare, Lika, te protestojme nga pankina, thjeshte duke i kerkuar kryesisht anesorit qe ishte shume afer, ashtu si ne qe te sinjalizonte per faull ndaj nesh. U thame arbitrave se kjo turp dhe mos u tallni me femijet. Por nderkohe arbitri kryesor ne menyre krejt te habitshme u afrua tek une dhe me nxorri kartonin e kuq!!!

Nje vendim shume i çuditshem sepse ne fund te fundit mund te ishte mjaftuar me te verdhe per reagimin, por kurrsesi te kuq. Sepse nuk ka patur asnje fjale ofenduese, asnje prekje me dore te arbitrave dhe asgje tjeter.

Por e gjithe kjo histori nuk do te mbaronte ketu sepse pasdite mesova se Disiplina me paska pezulluar me 8 ndeshje!!! Dhe per çfare, se u thashe arbitrave mos u tallni me femijet? Kjo eshte absurde. Kam 8 vite qe ushtroj detyren e trajnerit dhe asnjehere nuk jam ndeshkuar as me karton te verdhe dhe jo me te kuq.

Kete vendim do ta apelojme sepse shume prane pankines tone ishte edhe i deleguari i Federates qe ka pare gjithçka. Nuk mund te pezullohem 8 ndeshje, e perseris, pa perdorur asnje fjale ofenduese, pa bere asnje gjest antisportiv. Thjesht protestuam per nje vendim te gabuar te arbitrit”./SHKODRA-SPORT.COM/

Per te qene me te qarte me ate se çfare ka ndodhur, me poshte keni videon e ketyre momenteve, kur arbitri gaboi me nje vendim kunder nesh dhe me pas eshte ndeshkimi i zevendestrajnerit Denis Zmijanej me karton te kuq.