Ndodh qe ne shume stadiume te vendeve te ndryshme, dhomat e zhveshjes te jene nentoke apo dhe ne ambjente te tjera, por ne stadiumin “Tsirio” sigurisht qe dalja e futbollisteve ne fushen e lojes behej permes nje labirinthi te vertete.
Nga dhomat e zhveshjes per te shkuar ne fushe, futbollisteve, stafeve teknike e arbitrave u dukej te kalonin shume metra permes nje tuneli nentokesor dhe jo shume te pershtatshem.
Me shkalle qe ngjiteshin e te tjera ne te cilen duhej te zbrisje, kjo gje ua bente shume te merzitshme daljen ne fushe apo futjen ne dhomat e zhveshjes futbollisteve.
Permes videos se meposhtme, mund te keni mundesine te shikoni me shume kete “labirinth te vertete ne stadiumin e Limassolit, aty ku Vllaznia luajti mbreme ndeshjen e pare te turit te dyte te “Conference League”.
Ne kete menyre, perpos probleme me fushen, afersine e saj me pisten e tartanit ne zonen e goditjes se kendit apo dhe shume detaje te tjera, ketij stadiumi i shtohet edhe ky “labirint” i vecante ne llojin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/