I merzitur shpeshhere me Vllaznine dhe ecurine e saj, megjithate zemren e ka gjithmone prane saj. E kemi fjalen per nje nga tifozet e thekur te kesaj skuadre, kryetarin e grupimit “Tifozet e vjeter” te Vllaznise, Astrit (Tuti) Rrahmani.
Ai tashme jo vetem eshte rikthyer te mbeshtese skuadren e tij te zemres, por ka edhe nje mesazh per tifozet e tjere per te qene te pranishem te dielen ne stadium per ndeshjen ndaj Partizanit.
“Kjo qe po them une nuk eshte ne ftese por nje obligim. Te dielen eshte nje obligim per te gjithe njerezit e Shkodres, per te gjithe ata tifoze te ketij qyteti qe e quajne veten shkodrane, qe te mbushin stadiumin “Loro Boriçi” dhe ta perkrahin Vllaznine ne ndeshjen kunder Partizanit.
Ftese nuk i bahet kujt por e perseris ky eshte nje obligim per nje pjesmarrje sa me te madhe qe ta mbeshtesim ekipin tone te zemres, sepse sivjet duket se Vllaznia do kete shanset e saj per te qene prane titullit kampion. Duhet te jemi te gjithe ne stadium.
Tifozet na jane pergjigjur edhe me perpara, ne dite te veshtira. Atyre nuk ke nevoje t’u besh thirrje per te ardhur ne stadium, por e perseris shpresoj qe te jemi sa me te shume diten e diele ne stadium per ndeshjen ndaj Partizanit”- eshte shprehur Tuti./SHKODRA-SPORT.COM/