Saturday, April 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ U shpall 'Lojtari i ndeshjes', Elmando Gjini: Gjini: Përgëzime Partizanit, por...

VIDEO/ U shpall ‘Lojtari i ndeshjes’, Elmando Gjini: Gjini: Përgëzime Partizanit, por e merituam fitoren

Mbrojtësi i Vllaznisë, Elmando Gjini, u zgjodh lojtari i ndeshjes, në triumfin 0-2, që kuqeblutë arritën në “Arenën e Demave”, ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e emisionin “Super Gol”, Gjini u shpreh:

“Ndeshje shumë e rëndësishme. Ndeshje shumë e vështirë në një terren katastrofë. Kemi bërë më të mirën nga situata dhe arritëm të merrnim fitoren. Përgëzime dhe Partizanit, sepse kanë luajtur mirë edhe ata, por për mendimin tim e kemi merituar fitoren.

Gjithmonë mundohem të jap maksimumin tim. E kanë merituar edhe Dodaj me Kallakun këtë trofe, por edhe i gjithë ekipi. Unë mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim. Kemi pasur edhe ne vështirësitë tona kur luajmë jashtë Shkodrës, por, e kemi treguar sot që mund të fitojmë jashtë Shkodrës. Punoj që të bëhem më i mirë ccdo ditë dhe të përmirësoj gjërat që nuk jam duke i treguar. I ri jam, mundem të mësoj më shumë”, deklaroi Elmando Gjini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments