Në një intervistë për “Radio Tirana”, Agustin Kola u shpreh se finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Flamurtarit e luajtur në vitin 2009, ishte shitur me urdhër të Bamir Topit dhe ishte Flamurtari skuadra që fitoi me përmbysje.

Ndërkohë, kësaj deklarate i është përgjigjur Shpëtim Gjika i cili asokohe ishte presidenti i Flamurtarit. Gjika shtoi se skuadra e tij ka fituar gjithçka me djersë dhe se Kola kishte një ekip organizatë partie.

Reagimi i Gjikës:

“Dëme psikologjike paska bërë tërmeti!

Halucinacione që nuk vlejnë as ti lexosh, e jo më tu përgjigjesh! Nëse miku im Agustini e ka pasur ekipin organizate partie, miku im Eqerem Memushi ka drejtuar ekip futbolli!

Djersën dhe meritat e atij ekipi dhe të asaj kupe nuk ka “tërmet” që i lëviz themelet! Nuk është turp që profesorat e futbollit tirons ne atë kohë, i mundën paq, bash mu aty në fushën e lojës, çunat bio vlonjatë te Flamurtarit!

Flamurtarin, jo vetëm në kohën time, por edhe historikisht vetëm e kanë vjedhur dhe masakruar! E keqja është që edhe tani po e masakrojnë, por nuk ankohemi dot se nuk e kemi të keqen nga jashtë, por nga brenda dhe nga lart”, shkruan Gjika. /VipSport/