Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për kampionatin kombëtar të Kategorisë së Dytë për edicionin 2019-2020. Skuadrat e ndara në dy grupe, kanë njohur kundërshtarët e tyre.

Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmmi, sëbashku me specialistin e këtij sektori, Eraldi Shera, realizuan dhe procedurën e hedhjes së shortit në prani të përfaqësuesve të klubeve.

Drejtuesit e klubeve tërhoqën goglat që korrespondonin me numrin përkatës, si për ekipet e Grupit A, ashtu edhe për ato të Grupit B.

Sezoni 2019-2020 i Kategorisë së Dytë do të fillojë në datë 29 Shtator. Më poshtë do të gjeni edhe kalendarët e plotë të kampionatit: