Terbuni ia ka dale te marre nje tjeter trepikesh pas atij ndaj Basanias javen e kaluar. Pasditen e sotme, pukjanet kane fituar nje tjeter “derbi” te Qarkut, duke triumfuar kete here ndaj Veleçikut me rezultatin e ngushte 1-0.
Por duhet thene se kjo ndeshje eshte shoqeruar me jo pak polemika. Sidomos ato te krijuara pas momentit te akordimit te 11-metershit nga ana e arbitrit Florjan Hysa ne favor te pukjaneve. Nje vendim ky qe eshte kontestuar fuqishem nga koplikasit.
Si rrjedhoje arbitri i takimit perveç penalltise, ka ndeshkuar per se dyti Veleçiku duke i larguar me kartonin e kuq nga fusha e loje te kapitenit Besard Çokaj. Reagimi i futbollisteve miq nga Kopliku, por edhe i trajnerit Duli dhe drejtorit Rexha ka qene i ashper tek arbitri i ndeshjes, por asgje nuk ka ndryshuar.
Nga pika e bardhe, 11-metershin e ka ekzekutuar Kaçubela qe eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete. Ka qene minuta e 75-te e ndeshjes dhe ky gol i ka mjaftuar Terbunit per te marre nje trepikesh me shume vlere. Por duhet thene se Veleçiku e mbylli ndeshjen me 9 futbolliste, kjo sepse ne minuten e 48-te kishte dale me karton te kuq (per plotesim te numrit dy te te verdhave) edhe futbollisti Pjetracaj.
Ne kete menyre, Terbuni merr tre pike me shume vlere, por kuptohet qe polemikat e krijuara ia kane prishur disi bukurine ketij takimi. Pukjanet jane ngjitur ne kuoten e 8 pikeve dhe mbajne vendin e trete ne renditje, nderkohe qe koplikasit mbesin me 6 pike ne vendin e peste aktualisht./www.shkodrasport.com/