Vllaznia e basketbollit te femrave ka marre nje fitore me shume vlere diten e sotme ndaj rivalit te saj direkt, ekipit te Studentit dhe me kete fitore ajo ka siguruar vendin e katert ne renditje dhe zonen “play-off” qe ishte edhe objektivi i saj.

Takimi i sotem ndaj Studentit ka qene shume i vleresuar. Madje, duhet thene se ekipi shkodran nuk e filloi mire ndeshjen duke u gjendur ne disavantazh te rezultatit 15-2. Nje sitauate e pashpjegueshme, por vajzat kuqeblu kane reaguar shpejt dhe brenda 7 minutash i kane permbysur shifrat.

Perioda e pare do te mbyllej 20-18 ne favor te Studentit, ndersa e dyte do te fitohej nga Vllaznia 25-9 dhe si rrjedhoje ajo shkon ne pushimin e ndeshjes me nje epersi prej 14 pikesh ne favorin e saj.

Ne te treten eshte serish Studenti qe “ringjallet” duke e fituar 15-9 dhe duke e ngushtuar diferencen ne 8 pike, por Vllaznia kontrollon gjithçka, fiton edhe perioden e fundit 16-8 dhe ne kete menyre edhe krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 68-52.

Ne kete ndeshje, pikeshenueset me te mira te Vllaznise kane qene Bernada Rreshpja dhe Anisa Bokrina me nga 22 pike secila ndersa e treta ishte Melida Hykaj me 12 pike. Pas javes se 11-te te kampionatit ekipi shkodran ka arritur te grumbulloje 18 pike dhe i ka forcuar pozitat ne vendin e katert te renditjes, ndersa Studenti eshte i pesti me 16 pike./SHKODRA-SPORT.COM/