Vllaznia ne basketboll per femra nuk ia ka dale te fitoje ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ndaj Tiranes pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vajzat bardheblu kane fituar me rezultatin 63-42 ndaj atyre kuqeblu.

Keta te fundit vetem ne pese minutat e para kane arritur te rivalizojne, madje udheheqin per nje moment deri ne 9-7, por me pas leshojne ne loje dhe perfitojne basketbollistet mike qe e mbyllin perioden e pare me rezultatin 14-9.

E njejta situate edhe ne perioden e dyte e cila mbyllet ne kete menyre me shifrat 13-9 dhe kesisoj ekipi mik shkon ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 9 pikesh me Vllaznine.

Ne perioden e trete pritej qe Vllaznia te ndryshonte diçka ne lojen e saj, por kjo nuk ndodhi dhe ishte Tirana ajo qe e thelloi edhe me shume diferencen, nderkohe qe ne fund te ndeshjes nderkohe do te fiksoheshin shifrat 63-42.

Edhe pas javes se gjashte te kampionatit, Vllaznia vazhdon te mbaje vendin e katert te renditjes me 9 pike te grumbulluara pas 3 fitoreve dhe 3 humbjeve, nderkohe qe para saj jane Partizani me 10 pike, Tirana me 11 dhe Flamurtari kryesues me 12 pike./SHKODRA-SPORT.COM/