Dite firmash te Vllaznia. Pas atyre te Erdenis Gurishtes dhe Amir Brahimit, ka hedhur firme ne kontrate edhe nje tjeter futbollist shkodran. Behet fjale per kapitenin e ekipit U19 Gabriel Rroku.

Mbrojtesi i qendres ashtu si dhe te gjithe lojtaret e tjere te Akademise, ka firmosur per tre vitet e ardhshme per te qene kuqeblu dhe padyshim qe ky eshte realizimi i nje endrre te madhe per te.

Rroku behet ne kete menyre firma e shtate nga lojtaret 18-19 vjeçare qe firmosin pas Kevin Dodajt, Ersi Zaganjorit, Klajti Halilit, Aron Jukajt, Hazret Shimajt e Armir Brahimit. Kuptohet qe jo te gjithe keto lojtare do te luajne me ekipin e pare te Vllaznise, por disa prej tyre do te jene pjese e ekipit U21 ose do te huazohen.

Drejtuesit e klubit i kane kushtuar nje vemendje te madhe elementit te ri kete vere dhe si rrjedhoje ato kane marre vemendjen e duhur dhe pritet qe te tregojne me te miren e tyre, per t’i bindur ata per vlerat qe kane dhe per te qene shume shpejt pjese e rendesishme e skuadres se pare./www.shkodrasport.com/