Diten e djeshme eshte mbyllur me sukses trofeu “Agim Tafili” qe u zhvillua per tre dite me rradhe ne Shkoder nga Bashkia e ketij qyteti ne bashkepunim edhe me Federaten Shqiptare te Çiklizmit, ne nderim te legjendes se ketij sporti, emrin e te cilit mbajti edhe kupa.

Vllaznia ne fund te aktivitetit u nderua me kupen e ekipit me te mire dhe per trajnerin e saj Leonat Kola padyshim qe kjo ishte nje kenaqesi e madhe dhe per me teper, nje shtyse me shume per te arritur te tjera suksese edhe ne te ardhmen.

“Eshte kenaqesi shume e madhe per ne qe morem kupen si ekipi me i mire sepse i kishim vene detyre vetes te mos dilnim pa trofe nga ky aktivitet, pavaresisht kohes se shkurter qe patem ne dispozicion per t’u bere gati per te.

E filluam punen ne fillimin e ketij viti dhe pavaresisht shume veshtiresive qe kaluam, ia dolem te shpallemi fitues te Kupes “Agim Tafili”. Ky sukses na ve para nje detyre per te punuar edhe me fort ne te ardhmen, kuptohet duke patur edhe mbeshtetjen qe na premtoi kryetari i Bashkise.

Por njekohesisht dua te falenderoj edhe dy sponsoret qe na bene te mundur kete aktivitet, pikerisht “ERJONI TOURS” dhe “FURRE BUKE KATALEA”. Ndihma e tyre ishte nje shtyse e madhe per te marre pjese ne kete aktivitet dhe prandaj dua t’i falenderoj perzemersisht”- eshte shprehur trajneri i Vllaznise Leonat Kola./www.shkodrasport.com/