Vllaznia ne volejboll per meshkuj ka fituar sfiden direkte ndaj Skenderbeut dhe ka siguruar perfundimisht vendin e dyte ne renditje. Bashke me te, ka siguruar edhe kalimin ne play-off.

Ndeshja e luajtur paraditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” eshte shoqeruar me nje rivalitet te forte. Seti i pare eshte fituar nga Vllaznia dhe kjo krijoi bindjen se ajo do ta fitonte lehte ndeshjen, por nuk ndodhi keshtu.

Ne te dytin eshte Skenderbeu qe luan me mire dhe e fiton ate 25-19 duke barazuar gjithçka ne 1-1. Ne te tretin jane serish korçaret qe e nisin me mire dhe jane ne avantazh por me pas del ne skene kapiteni Nikolin Qafarena qe eshte shume percaktues me disa pike te shenuara rradhazi dhe Vllaznia do ta fitonte ate.

Ne te katertin udheheq vazhdimisht ekipi shkodran por megjithate ne fund do te ishin vendasit qe do te kontrollin avantazhin dhe me piken e fundit te shenuar nga Drinazi kane fituar 25-22 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1, rezultat me te cilin kishte fituar edhe fazen e pare ne Korçe.

Me kete fitore, Vllaznia ka siguruar vendin e dyte ne renditje dhe po ashtu edhe kalimin ne play-off, aty ku do te ndeshet me ekipin e Partizanit javen qe vjen./SHKODRA-SPORT.COM/