Andi Hadroj me shumë mundësi do të jetë pjesë e Partizanit, edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi i kuq.

Mbrojtësit i ka përfunduar kontrata me Bylisin, por ballshiotët kanë taksën e formimit dhe normalisht do të duhet një marrëveshje mes klubeve.

Hadroj është vënë nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti, i cili tashmë ka tre lojtarë për krahun e djathtë të prapavijës.

Filip Gligorov dhe Albion Marku luajnë në linjën e djathtë. Sa i takon Hadrojit, Partizani e tentoi edhe në verë por nuk arriti marrëveshjen me Bylisin.

Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Laçit në Abissnet Superiore, madje ka debutuar duke luajtur titullar në Kupat e Europës kundër Anorthosis Famagusta. /