Prej disa muajsh ne futbollin shqiptar dhe jo vetem, kryefjala eshte vetem nje emer: Armando Broja. 20 vjeçari me origjine nga Malesia e Madhe vazhdon te shfaqet çdo dite e me shume protagonist.

Fillimisht me kombetaren shqiptare dhe tashme rregullisht thuajse çdo jave edhe ne kampionatin anglez te futbollit me ekipin e Sauthempton. Me kete te fundit mbreme shenoi golin e 5-te ne kete kampionat duke shkruar rekorde te reja.

Pikerisht ne lidhje me kete lojtar, nje nga emrat e njohur te futbollit shkodran dhe atij shqiptar- Edi Martini, ka dhene nje vleresim te jashtezakonshem.

Ne nje postim te te atit te Armandos- Xhevahirit mbreme pas golit te rradhes, Martini qe eshte nje nga miqte e tij, ka shkruar poshte videos se Brojes: “Lojtari me i mire i te gjitha koherave”.

Nje vleresim fantastik. Ndoshta i nxituar per momentin, por nese vazhdon ne kete rruge, Armando Broja eshte e sigurte qe do t’i kaloje te gjithe shqiptaret e tjere./SHKODRA-SPORT.COM/