Ndryshe nga ekipi i te rinjve, ai i Vllaznia U17 eshte mundur me rezultatin 1-0 nga Tirana ne ndeshjen e rradhes per kampionat qe u luajt mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Fatin e ketij takimi e vendosi nje 11-metersh i kthyer ne gol nga futbollisti Dervishi per bardheblute, por ka qene nje 11-metersh i cili eshte kontestuar fuqishem nga shkodranet sepse sipas tyre vendimi i arbitrit ka qene i padrejte ne kete rast.
Kete gje e ka deklaruar pas ndeshjes ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” edhe vete trajneri Çaku kur eshte shprehur: “Per mendimi tim sot kemi bere nje ndeshje te mire, krijuam edhe disa raste shenimi, por une them se kete takim e zgjidhi nje episod.
Pikerisht nje 11-metersh i paqene i cili edhe nga sa pame nga pamjet filmike, nuk kishte asnjelloj kontakti ne zone, por arbitri e vendosi dhe si rrjedhoje u ndeshkuam prej ketij momenti. Megjithate e perseris, kemi bere nje ndeshje te mire sot ndaj Tiranes”.
Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznia U17 Ersi Çaku mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: