Vllaznia U19 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe nje jave para fundit te fazes se trete te tij, ai ka fituar edhe matematikisht titullin kampion i Veriut.
Kjo ngaqe pas ndeshjes se sotme, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani ndodhen plot 5 pike larg Partizanit te vendit te dyte, kur ka mbetur edhe nje ndeshje deri ne fund te kampionatit.
Ne takimin e rradhes, ekipi shkodran ka fituar me rezultatin e thelle 6-3 ndaj Internacional. Ka qene ndoshta ndeshja jo e duhur per te, sidomos ne pjesen e pare, megjithate pa e vene asnjehere ne dyshim fitoren.
Ne pjesen e pare Vllaznia U19 ka shenuar dy here me ane te Palokes dhe Nikajt (ky i fundit madje ka humbur edhe nje 11-metersh), por Internacional ka barazuar ne te dy rastet me ane te Tages dhe Bibes.
Ne te dyten do te ishte krejt ndryshe. Sulmuesi Ardit Nikaj do te shenonte edhe dy here te tjera, duke plotesuar kesisoj tripleten e tij, por Internacional ka shenuar serish me ane te Voglit dy minuta para fundit te ndeshjes duke e rihapur ate.
Por vetem kaq. Ne shtese do te sulmuesi Musaraj qe brenda tre minutash do te shenonte edhe tre gola te tjere duke kompletuar fitoren 6-3 te Vllaznia U19.
Ajo ne kete menyre fiton titullin e pare sezonal, ate te kampionit te Grupit A (kupa do te jepet javen e ardhshme pas ndeshjes me Dinamon) dhe tashme do te luftoje fort deri ne fund per te fituar edhe titullin kampion dhe Kupen e Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/