Kombetaret e moshave vijon grumbullimet dhe po ashtu edhe ndeshjet miqesore dhe keshtu ka ndodhur edhe sot teksa ka qene kombetarja U15 qe ka zhvilluar nje ndeshje miqesore ne Elbasan.

Pjese e ketij grumbullimi kane qene edhe dy futbollistet e Akademise Vllaznia, Juli Gurraj dhe Erigestino Pepnikaj.

Nje gje e tille behet e ditur nga vete Akademia kuqeblu permes faqes se saj zyrtare ne te cilen shkruhet:

DY FUTBOLLISTË TË AKADEMISË VLLAZNIA GRUMBULLOHEN ME KOMBËTAREN U15

Ditën e sotme është grumbulluar në Elbasan kombëtarja U15 dhe pjesë e këtij grumbullimi kanë qenë edhe dy futbollistët e Akademisë Vllaznia, Juli Gurraj dhe Erigestino Pepnikaj.

Kjo kombëtare ka patur në planet e saj zhvillimin e një ndeshje miqësore dhe për rrjedhojë pjesë e saj kanë qenë edhe dy futbollistët e Akademisë tonë.