Vllaznia ka zhgenjyer pasditen e sotme ne ndeshjen ndaj Egnatias ne Rrogozhine te cilen e ka humbur me rezultatin 3-0. Nje rezultat i fiksuar qe ne 45 minutat e para qe tregoi nje skuader shkodrane me probleme te medha, ne reparte te caktuara.
Pas kesaj ndeshje, ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” gazetari i njohur Xhevdet Zekaj qe njekohesisht eshte edhe zedhenes i klubit te Egnatias.
“E kishim pergatitur ashtu si duhet kete ndeshje, duke e vleresuar shume seriozisht ekipin e Vllaznise gjate gjithe javes edhe pse ajo ka problematika. Ndeshja shume mire per Egnatian, ndonese Vllaznia ishte pak e lodhur, pa mendim dhe mesfusha prodhoi fare pak futboll.
Ne pjesen e dyte humbi disi deshira e skuadres tone, nisur edhe nga rezultati prandaj dhe trajneri aktivizoi disa lojtare te tjere. Sa i takon Vllaznise, me duhet te vleresoj shume faktin qe ka ne rradhet e saj shume shkodrane.
Tre djemte e rinj qe u aktivizuan ne pjesen e dyte, qe ishin 18-19 vjeçare, ishin teknikisht mire, por edhe me deshire per te luajtur. Vllaznia duhet te luftoje dhe eshte ne lufte per vendin e katert”- ka thene nder te tjera Zekaj.
Gazetari i njohur njekohesisht ne prononcimin e tij ka folur edhe per Vllaznine e femrave dhe ngjarjet e fundit ne ndeshjen ndaj Tiranes. Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin e gazetes “Shkodra Sport” ne youtube ne linkun: