Vllaznia U17 eshte shnderruar ne “makineri golash”. Edhe ne ndeshjen e djeshme ajo shenoi plot 6 gola duke fituar me rezultatin e thelle 6-3 ndaj Akademise se Futbollit.

Ne total ne 12 ndeshje te luajtura, skuadra shkodrane ka shenuar 35 gola, pra gati me nje mesatare prej 3 golash per ndeshje. Kuptohet qe pavaresisht se eshte kampionat moshash, nuk eshte aspak e lehte sepse ndeshesh me futbolliste te Akademive te njohura si Tirana, Internacional, Akademia e Futbollit, Shenkolli etj.

Por skuadra e drejtuar nga Edmond Doçi duket qarte se ka prirje per nje futboll sulmues. Ndonese vete trajneri ne rinine e tij ka qene mbrojtes, tashme po mendon ndryshe.

35 golat e shenuar mbajne per autore plot 13 futbolliste. Golashenuesi me i mire eshte Gerald Kubazi me 8 gola, e me pas vijne Kevin Dodaj e Markeljan Guri me nga 7 secili.

Lista vazhdon me Xhoel Hajdarin qe ka shenuar 4 gola, ndersa Rijad Fangaj e Ersi Zaganjori kane shenuar nga 2 gola dhe me pas, me nga nje vijne Klajti Halili, Eskid LumWi, Nebi Qokthi e Hazret Shimaj, nderkohe qe ka edhe nje autogol nga Kaptina i Akademise se Futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/