Saturday, April 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Zhvillohet etapa e parë e Kupës 'Agim Tafili', dy çiklistët e...

VIDEO/ Zhvillohet etapa e parë e Kupës ‘Agim Tafili’, dy çiklistët e Vllaznisë Kristel Sota dhe Luis Margjoni në podium

Ka nisur sot Kupa “Agim Tafili” në çiklizëm teksa është zhvilluar etapa e parë e saj. Një aktivitet ky i përvitshëm që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, në nderim të legjendës së çiklizmit shkodran e shqiptar.

Interari i etapës së parë ka qenë nga Fushë- Kruja- Harku i Berdicës, Mali Kolaj, Torovicë, Balldre- Shkodër dhe në këtë aktivitet marrin pjesë çiklistët e të gjithë ekipeve të vendit si dhe kombëtarja e Kosovës.

Në garën e kadetëve i pari ka dalë një çiklist kosovar, i dyti një i Skënderbeut, ndërsa në podium është ngjitur edhe çiklisti i Vllaznisë Luis Margjoni që është renditur i treti. Menjëherë pas tij ka mbërritur në finish një tjetër çiklist shkodran, Gabriel Dedaj dhe po ashtu në grupin e parë ka qenë edhe pjestari tjetër i ekipit të Vllaznisë Endri Bajraktari.

Ndërkohë një rivalitet i madh ka shoqëruar garën e të rriturve. Ka qenë çiklisti i Vllaznisë Kristel Sota i cili i ka dhënë tonin asaj duke u shkëputur i vetëm për kilometra të tëra, por vetëm pak para mbërritjes në Shkodër është kapur nga grupi i madh i çiklistëve. Dhe në finishin e Parrucës i pari e ka prerë vijën çiklisti i Kosovës Blerton Nuha, i dyti Olsion Veliaj i Tiranës dhe i treti Kristel Sota i Vllaznisë.

Po me grupin e parë kanë qenë edhe katër çiklistët e tjerë të Vllaznisë, Mateo Balaj, Bruno Kola, Alesio Kola dhe Bekim Tafili. Kjo tregon se ekipi shkodran i ka dhënë tonin kësaj etape të parë të Kupës “Agim Tafili”. Nesër në ora 09.00 starton etapa e dytë dhe e fundit e kësaj Kupe ndërkohë që ceremonia përfundimtare do të jetë në orët e drekës para Bashkisë Shkodër.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments