Bledar Mancaku njihet nga të gjithë sportdashësit në Shqipëri, për shkak të periudhës së gjatë që kaloi me Besën dhe Teutën, teksa te këta të fundit kishte edhe shiritin e kapitenit.mancaku
Një lojtar shumë i mirë në fushë, por edhe nga ata që inatosej shumë shpejt.
Pikërisht Mancaku në një foto në “Facebook”, ka ngacmuar arbitrin Mentor Sopjani duke i thënë: “O Sopjan, e dinim që ti vije me armë para ndeshjes, prandaj edhe të respektonim. Unë prandaj nuk protestoja që të bëheshim miq”, shkruan Mancaku në formën e shakasë.
Ndërkohë Sopjani ia kthen gjithashtu me të qeshur dhe nuk preket: “Ku je o çun flori. Ishin kohë të bukura”. Kujtojmë se Mentor Sopjani përveçse arbitër ka qenë edhe gardian burgu.