Vllaznia ka fituar pasditen e sotme ndaj Partizanit ne ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ajo qe ka rene ne sy ka qene fakti se formacioni baze i ekipit shkodran ne shumicen e kohes ka qene i perbere nga 5 lojtare amerikane.

Por ajo qe kemi konstatuar ne kete ndeshje, eshte se me ekipin ditet e fundit jane bashkuar edhe dy basketbolliste te tjere te cilet jane federuar tashme dhe kane luajtur ndeshjen e pare me kuqeblute.

Behet fjale per basketbollistet Smith dhe Dixson. Duhet thene se ky i fundit ka qene pikeshneuesi me i mire i ndeshjes me 22 pike te shenuar, ndersa Smith shenoi 17 pike.

Kjo do te thote se ata pritet te jene lojtare te rendesishem per Vllaznine, por ka edhe te tjere qe ne fakt nuk po tregojne asgje dhe nuk perjashtohet mundesia qe ne ditet e ardhshme te largohen.

Aktualisht tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve jane te federuar plot 7 lojtare amerikane dhe po ashtu edhe trajneri Jones vjen nga kontinenti i larget./SHKODRA-SPORT.COM/