Viktor Gjoni rikthehet në Pukë. Trajneri i mirënjohur do të ketë tashmë një tjetër post te Tërbuni, atë të drejtorit sportiv. Skuadra po vazhdon përgatitjet me ritëm të lartë, duke shfrytëzuar maksimalisht edhe shtyrjen e kampionatit.
Kapiteni Mikel Metani mendon se skuadra është në rrugën e duhur, ndërsa për gazetën shprehet: “Janë afruar Baholli dhe Gjoka, e megjithatë të tjerë pritet të firmosin.
Shpresoj shumë që me përforcimet e bëra ekipi të bëjë më mirë dhe të ngjisë shkallët e klasifikimit. Unë kam shumë besim se trajneri Dalipi do të na udhëheqë drejt objektivit”.
Drejtuesit e Terbunit mesohet se jane duke pare serish nga Shkodra per te gjetur aty ndonje perforcim tjeter per skuadren e tyre.