Vinicius Junior nuk po kalon një moment të mirë tek Real Madrid. Braziliani nuk po luan rregullisht për skuadrën spanjolle.

Megjithatë ai është i vetëdijshëm se për të luajtur në Madrid, duhet të punojë shumë dhe të jap gjithmonë maksimumi në fushë.

Në intervistë dhënë për mediat spanjolle, Vinicius thotë se këtë ja ka bërë të ditur dhe Marcelo.

“Unë jam i qetë, gjithmonë do të punoj. Jam ky që jam cfarëdo që ndodh, i qeshur”, u shpreh Vini.

“Marcelo më ka thënë; këtu një ditë je Pele, ditën tjetër nuk luan, qëndron në stol”.