Skuadra e Arsenalit ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 rivalët e përjetshëm të Manchester United.

Edhe pse nuk kanë lavdinë e dikurshme, këto dy skuadra vazhdojnë ta urrejnë njëra-tjetrën dhe ccdo ndeshje shndërrohet në “luftë”.

Kështu ishte edhe sfida e sotme në Emirates Stadium, sfidë të cilën Arsenali e luftoi falë një pjese të parë të shkëlqyer. Pepe shënoi golin e parë për “Topccinjtë”, pas një dalje të shkëlqyer te Kolasinac nga krahu i majtë.

Ndërsa pak minuta më pas, Sokratis shënon në zhvillimet e një goditje këndi dhe vendos rezultatin final të sfidës në 2-0.

Fitore shumë e rëndësishme kjo për Arsenalin, që merr një triumf morali dhe tri pikë që i rregullojnë disi paraqitjen në tabelën e renditjes./abcnews/